Sektori postar i Kinës trajtoi 86.18 miliardë pako nga janari deri në maj 2025, një rritje prej 17.6 për qind në bazë vjetore, sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Shtetërore e Postës.
Shërbimet e dërgesave ekspres përbënin 78.77 miliardë nga këto pako, duke u rritur me 20.1 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, bën të ditur “Xinhua”.
Për sa i përket të ardhurave nga biznesi, industria postare e Kinës shënoi një rritje të qëndrueshme, me të ardhura që u rritën me 8 për qind në bazë vjetore, në 718.73 miliardë juanë (rreth 100.12 miliardë dollarë amerikanë).
Rritja e ndjeshme në dërgesat e pakove është një shenjë e një tregu të lulëzuar të konsumatorit.
Sipas të dhënave nga Zyra Kombëtare e Statistikave, shitjet me pakicë të mallrave të konsumit në Kinë u rritën me 5 për qind në bazë vjetore nga janari deri në maj, nga rritja prej 4.7 për qind në katër muajt e parë të vitit.
Burimi ©CGTN