Si po ndërton Kina robotë që lëvizin si njerëzit, shohin me precizion dhe e ndiejnë mjedisin e tyre në mënyrë inteligjente?
Përgjigjen e jep reporteri i “CGTN”-sw, Xu Hua, i cili ka vizituar Shenzhenin, ku ndodhet Lugina e Robotëve me 74.000 kompani robotike.
Ai zbulon përparimet teknologjike pas robotëve humanoide, nga modelet e mishëruara të inteligjencës artificiale te sytë e mbushur me sensorë dhe lëkura ultra të ndjeshme.
Reportazhi tregon se si “Shenzhen Speed” po nxit rritjen shpërthyese në industrinë e robotikës humanoide.
Burimi ©CGTN