“Miti i Zi: Zhong Kui” promovohet në “Gamescom” në Këln

“Miti i Zi: Zhong Kui” u zbulua në veprimtarinë “Gamescom Opening Night Live” në Këln të Gjermanisë, më 19 gusht 2025. /VCG

Zhvilluesi kinez “Game Science ” publikon videon promovuese për lojën e tij të re “Miti i Zi: Zhong Kui” gjatë veprimtarisë “Gamescom Opening Night Live” në Këln të Gjermanisë, më 19 gusht.

Studioja konfirmoi që kjo lojë është në fazat e hershme të zhvillimit dhe do të dalë në platformat PC dhe pultet kryesore, megjithëse nuk është njoftuar një datë publikimi.

Në vend që të jetë një vazhdim i drejtpërdrejtë i “Mitit të Zi: Wukong”, “Miti i Zi: Zhong Kui” është loja e dytë e serisë të “Mitit të Zi”. Ai është frymëzuar nga legjenda e Zhong Kui-t, një figurë që mposht demonët në mitologjinë kineze.

Publikimi tregon se rrëfenjat kineze po arrijnë gjithnjë e më shumë te publiku global nëpërmjet videolojërave.

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us