Foto/VCG: Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Guo Jiakun.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Guo Jiakun tha të martën se diplomacia e kreut të shtetit luan një rol udhëheqës strategjik të pazëvendësueshëm në marrëdhëniet Kinë-SHBA.
Zëdhënësi i bëri komentet gjatë një konference shtypi, në përgjigje të një pyetjeje lidhur me deklaratën e të së hënës të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, se ai priste një vizitë në Kinë këtë vit.
Guo tha se Kina gjithmonë i ka trajtuar dhe promovuar marrëdhëniet Kinë-SHBA, në përputhje me parimet e respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës paqësore dhe bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta për të dyja palët, duke mbrojtur me vendosmëri sovranitetin, sigurinë dhe interesat e zhvillimit të shtetit.
“Shpresojmë që pala amerikane të ecë në të njëjtin drejtim me Kinën dhe të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm, të shëndetshëm dhe të vazhdueshëm të marrëdhënieve dypalëshe”, tha ai, duke shtuar se dy liderët mbajnë shkëmbime dhe komunikim të ngushtë.