Anutin Charnvirakul (Foto nga VCG)
Të premten, duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Partisë “Bhumjaithai”, Anutin Charnvirakul, si kryeministër i Tajlandës, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës u shpreh se pala kineze shpreh urimin për këtë.
“Kina dhe Tajlanda janë vende me fqinjësi të mirë. Sivjet është 50-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Tajlandës, Pala kineze është e gatshme të punojë me palën tajlandeze për të promovuar miqësinë tradicionale, për të forcuar bashkërendimin strategjik, për të thelluar bashkëpunimin dhe për të dhënë kontribut aktiv për paqen, qëndrueshmërinë, zhvillimin dhe lulëzimin rajonal,” tha zëdhënësi.