CMG-ja: Të zbatojmë Nismën e Qeverisjes Globale, të ecim bashkë drejt bashkësisë me fate të përbashkëta të njerëzimit

Foto nga CMG

Kohët e fundit, në mbledhjen e “Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait + “, Kina paraqiti Nismën e Qeverisjes Globale, ku përfshihen pesë parime thelbësore: barazia sovrane, sundimi ndërkombëtar i ligjit, zbatimi i multilateralizmit, promovimi i konceptit të vendosjes së njerëzve në qendër dhe fokusimi te veprimet praktike.

 

Kjo nismë globale është propozuar në gjendjen e ndërthurjes së tensioneve ndërkombëtare dhe zgjerimit të vazhdueshëm të deficitit të qeverisjes globale, duke ofruar mbështetje për ndërtimin e një sistemi më të drejtë dhe të arsyeshëm të qeverisjes globale.

 

Nisma e Qeverisjes Globale është një nismë e re e paraqitur nga Kina pas tre nismave të tjera globale, përkatësisht mbi zhvillimin, sigurinë dhe qytetërimin. Ajo ofron udhëheqje më të fuqishme strategjike për ndërtimin e bashkësisë me fate të përbashkëta të njerëzimit dhe paraqet një projekt më të gjithanshëm kinez për zgjidhjen e deficitit të paqes, zhvillimit, sigurisë dhe qeverisjes.

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us