Kohët e fundit, CMG zhvilloi një intervistë të posaçme me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, i cili ishte i ftuar të merrte pjesë në aktivitetet e 80-vjetoritë të fitores së Luftës së Rezistencës së Popullit Kinez Kundër Agresionit Japonez dhe Luftës Botërore Antifashiste. Ai u shpreh se ky rast i madh i solli një ndjenjë tronditjeje por gjithashtu edhe një ndjenjë sigurie.
Ai tha se në epokën e sotme, ruajtja e një kuptimi të saktë për Luftën e Dytë Botërore dhe ruajtja e rendit ndërkombëtar pas Luftës së Dytë Botërore kanë rëndësi të madhe.
Ai tha: “Gjatë viteve, ne kemi qenë dëshmitarë të shumë përpjekjeve të neveritshme në të gjithë botën, për të shtrembëruar faktet historike të Luftës së Dytë Botërore. Me fonde të mëdha, hegjemoni mediatike etj., ata mendojnë se mund të fabrikojnë historinë gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Gjatë bisedës sime me Presidentin Xi Jinping në Pekin, pashë qëndrimin e tij të vendosur. Ai nuk do ta lejojë kurrë këtë të ndodhë. Ai është krenar për luftën heroike të Kinës gjatë Luftës së Dytë Botërore. Mbrojtja e historisë është përgjegjësia jonë dhe misioni ynë i shenjtë. Ne duhet ta mbështesim këtë dhe nuk duhet të lejojmë që ata që dikur pushtuan vendin tonë të shtrembërojnë të vërtetën. Kjo është arsyeja pse ne duhet të regjistrojmë faktet historike dhe t’i përfshijmë ato në sistemin tonë arsimor, dhe duhet të forcojmë shkëmbimet tona mbi këtë çështje. “
Lidhur me iniciativën e qeverisjes globale të propozuar nga Presidentit Xi Jinping, Vuçiç beson se kjo iniciativë do të rigjallërojë rendin ndërkombëtar. Ai tha se rendi ndërkombëtar aktualisht po përballet me sfida, dhe iniciativa e qeverisjes globale është pikërisht ajo që të gjithë presin me padurim, dhe mençuria e tillë është më e rëndësishme se kurrë.