Zyrtari i lartë ushtarak kinez bën thirrje për kontribut më të madh për paqen dhe sigurinë botërore

Foto nga VCG

Nënkryetari i Komisionit Qendror Ushtarak të Kinës Zhang Youxia bëri thirrje për dhënien e kontributit më të madh për mbrojtjen e paqes së qëndrueshme botërore dhe sigurisë së përgjithshme.

Zhang i tha këto në një banket mirëseardhjeje të Forumit të 12-të “Xiangshan” të Pekinit, ku marrin pjesë përfaqësues nga mbi 100 vende, rajone dhe organizata ndërkombëtare.

Ai shprehu shpresën që të gjithë pjesëmarrësit do ta shfrytëzojnë forumin si një platformë për të forcuar miqësinë, për të zhvilluar dialog dhe konsultime të barabarta, për të diskutuar mbi çështje të mëdha të sigurisë dhe për të mbrojtur interesat e përbashkëta.

Zhang Youxia  tha se parada ushtarake e zhvilluar kohët e fundit me rastin e 80-vjetorit të fitores së Luftës së Rezistencës të Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe Luftës Antifashiste Botërore tregoi edhe një herë se fuqia e ushtrisë kineze është një forcë në rritje për mbrojtjen e paqes botërore.

Ushtria kineze do të vazhdojë që të punojë me të gjitha palët për të thelluar dhe zgjeruar shkëmbimet e bashkëpunimin ushtarak në fusha të ndryshme përballë kërcënimeve dhe sfidave të reja, duke i sjellë botës së trazuar më shumë faktorë të qëndrueshëm, shtoi ai.

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us