foto nga VCG
Provinca Guangdong e Kinës Jugore e ka ngritur përgjigjen emergjente ndaj tajfunit në nivelin më të lartë, ndërsa tajfuni “Matmo” u intensifikua, me numrin e përgjithshëm të të evakuuarve që arriti mbi 150 mijë për të garantuar sigurinë.
Shtabi provincial i kontrollit të përmbytjeve e ngriti përgjigjen në nivelin I të dielën në mëngjes. Deri të shtunën në mbrëmje, gjithsej 151 352 banorë ishin zhvendosur, duke përfshirë 9 916 nga zonat detare.

foto nga VCG
Tajfuni “Matmo”, stuhia e 21-të e stinës së tajfunit të Paqësorit sivjet, që po lëviz në veriperëndim me shpejtësi rreth 25 km në orë, parashikohet të zbresë në tokë rreth mesditës si tajfun i fortë me erëra deri në 45 metra në sekondë. Reshje të dendura shiu dhe stuhi priten në qytetet bregdetare.
Si masë përballuese, qyteti Zhanjiang ka zbatuar një ndalim të plotë të mësimit, punës, prodhimit, transportit dhe bizneseve që nga e shtuna në mbrëmje dhe ka mbyllur të gjitha autostradat nga mëngjesi i së dielës. Autoritetet e detarisë kanë pezulluar operacionet në ujërat e prekura dhe kanë vendosur burime shpëtimi në mbarë rajonin.