Pekin, nis të hënën Forumi i Rrugës Financiare

Rruga Jinrong/VCG

Forumi i Rrugës Financiare 2025 do të mbahet në Rrugën Financiare (rrugën “Jinrongjie”) të Pekinit, në distriktin Xicheng, nga 27 deri më 30 tetor, me temën “Zhvillimi financiar global në epokën e inovacionit, transformimit dhe ristrukturimit”. Në këtë veprimtari pritet të marrin pjesë mbi 400 të ftuar të shquar nga më shumë se 30 vende e rajone.

Struktura e këtij edicioni do të jetë “forumi kryesor + forume paralele + konferenca për teknologjinë financiare + aktivitete mbështetëse”, me 27 sesione tematike, gjashtë aktivitete për lidhje investimesh e financimi, si edhe 11 aktivitete të lidhura me teknologjitë financiare.

Përmasat ndërkombëtare të forumit janë zgjeruar ndjeshëm. Drejtues të organizatave të mëdha financiare ndërkombëtare dhe ekzekutivë të lartë nga institucionet kryesore botërore do të marrin pjesë. Do të mbahen gjithashtu pesë nënforume jashtë vendit, numri më i madh në historinë e forumit, pikërisht në Azinë Juglindore, Lindjen e Mesme, Evropë dhe Amerikën e Veriut. Përfaqësues nga qendrat e mëdha financiare ndërkombëtare, duke përfshirë Abu-Dabin, Dubain, Kazablankën dhe Frankfurtin, do të jenë gjithashtu të pranishëm.

Këtë vit forumi do të ketë pjesëmarrje më të gjerë, duke përfshirë ndërmarrjet private, kompanitë e vogla e të mesme të specializuara, si edhe vizitorë dhe delegacione vendase e ndërkombëtare.

Forumi i Rrugës Financiare, i themeluar në vitin 2012, u shndërrua në vitin 2020 në një platformë kombëtare e ndërkombëtare profesionale për dialog mbi financat globale.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us