Këto ditë në Pekin po zhvillohet një mbledhje e rëndësishme: Plenumi i Katërt i Komitetit të 20-të Qendror të Partisë Komuniste të Kinës. Në këtë plenum, udhëheqja e partisë në pushtet në Kinë do të paraqesë propozime për hartimin e Planit të 15-të Pesëvjeçar, duke përcaktuar kornizën dhe politikat prioritare për pesë vjetët e ardhshëm mbi rrugën dhe objektivat e zhvillimit të vendit.
Sot kemi ftuar eksperten e çështjeve të Kinës, drejtoren ekzekutive të Institutit të Studimeve të Globalizimit (AIGS), dr. Marsela Musabelliu, për të ndarë me ne mendimet dhe vëzhgimet e saj mbi këtë veprimtari të rëndësishme të kalendarit politik të Kinës sivjet.