Këshilli i Shtetit i Kinës publikoi librin e bardhë “Planet dhe Zgjidhjet e Kinës për Pikun e Karbonit dhe Neutralizimin e Karbonit”. Në të vihet në dukje se Kina ka bërë arritje historike në nxitjen e transformimin e gjelbër me karbon të ulët, duke injektuar energji të fuqishme në përballimin e ndryshimeve klimatike të botës.
Në Belém të Brazilit po zhvillohet mbledhja COP30 e Konventës Kornizë të OKB-së për Përballimin e Ndryshimeve Klimatike.
Kina ka zbatuar aktivisht këtë konventë kornizë si dhe marrëveshjen e Parisit pranë saj. Vendi ka paraqitur për herë të parë objektivat e pakësimit të lëshimit të karbonit dhe ka nxitur me forcë të madhe ndërtimin e sistemit të energjive të reja, duke pasur efekte të dukshme në pakësimin e lëshimit të karbonit.
Në bashkëpunim ndërkombëtar, Kina dhe 43 vende në zhvillim, kanë nënshkruar 55 memorandume mirëkuptimi për bashkëpunimin Jug-Jug në këtë drejtim, duke ndihmuar vendet e tjera të përmirësojnë aftësinë e përballimit të ndryshimeve klimatike. Kina, me veprimet e saj konkrete, po mbron procesin shumëpalësh dhe po nxit zhvillimin e gjelbër me karbon të ulët në botë.