Foto nga VCG
Mbreti i Tajlandës Maha Vajiralongkorn Phra Vajiraklaochaoyuhua, mbërriti në Pekin të enjten pasdite, duke filluar një vizitë shtetërore 5-ditore në Kinë, me ftesë nga kryetari i shtetit i Kinës, Xi Jinping.
Gjatë vizitës, Kryetari Xi Jinping dhe Kryeministri Li Qiang do të takohen përkatësisht me Mbretin e Tajlandës. Kjo është vizita e parë në Kinë nga një mbret tajlandez, qysh nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve 50 vjet më parë.
I lindur në korrik 1952, mbreti Maha Vajiralongkorn u ngjit në fron në vitin 2016, si Mbreti Rama X. Kurorëzimi i tij u mbajt në maj 2019.