foto nga CMG
Këtë fundjavë do të zhvillohet në Johanesburg të Afrikës së Jugut Samiti i 20-të i G20-s, me temën “Solidaritet, barazi dhe vazhdueshmëri”. Kjo është hera e parë që ky samit zhvillohet në kontinentin afrikan. Afrika e Jugut, vendi kryetar i radhës, shpreson që, nëpërmjet këtij samiti, do të nxitë agjendën e zhvillimit të Jugut Global, veçanërisht të vendeve afrikane.
G20-a, si një forum kryesor për bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar, përbën 85 për qind të PBB-së së përgjithshme të mbarë botës dhe 80 për qind të vëllimit të përgjithshëm të tregtisë globale. Palët shpresojnë se në samitin e këtij viti do të arrihet konsensus për këmbënguljen në multilateralizëm, formimin e ekonomisë së hapur botërore dhe nxitjen e zhvillimit dhe të bashkëpunimit, në mënyrë që të nxitet rritja e ekonomisë botërore, si edhe zhvillimi dhe lulëzimi i vendeve të ndryshme.