Kryeministri i Kinës Li Qiang në Samitin e 20-të të G20-s në Juhanesburg të Afrikës së Jugut / Xinhua
Të dielën në Johanesburg të Afrikës së Jugut përfundoi Samiti i 20-të i G20-s. Ky samit, i zhvilluar për herë të parë në kontinentin afrikan, u fokusua në temat rreth Jugut dhe bëri thirrje për solidaritet në përballimin e sfidave.
Gjatë samitit, Kryeministri i Kinës Li Qiang theksoi solidaritetin dhe bashkërendimin në përballimin e mungesës së motorit të rimëkëmbjes së ekonomisë botërore, mosmarrëveshjeve dhe vështirësive të qeverisjes.
Meriton të vlerësohet se në ditën e hapjes së samitit, u miratua edhe manifesti i përbashkët, gjë që është e para herë në historinë e Samitit G20, dhe pasqyron vendosmërinë e palëve për forcimin e solidaritetit dhe përballimin e përbashkët të sfidave, komenton Grupi Mediatik i Kinës (CMG), në një artikull të tij.
Grupi i 20 Vendeve është një mekanizëm që lindi në kuadër të krizës monetare aziatike në vitin 1999. Përgjatë zhvillimit të tij mbi 20 vjeçar, G20 është bërë një platformë e rëndësishme e qeverisjes ekonomike globale. Aktualisht në ekonominë botërore, mungon forca nxitëse për zhvillim. Unilateralizmi dhe proteksionizmi po rriten dhe ndërkohë po shtohen kufizimet dhe kundërvëniet e ndryshme ekonomiko-tregtare.

foto nga Xinhua
Në shtator të këtij viti, Presidenti i Kinës Xi Jinping prezantoi Nismën për Qeverisje Globale, duke paraqitur projektin e Kinës për zgjidhjen e deficitit të qeverisjes globale. Shpresohet se G20 do të shërbejë si një shembull në praktikimin e multilateralizmin, në reformën për përsosjen e qeverisjes globale dhe në nxitjen e zhvillimit të përbashkët. Zhvillimi i këtij samiti në kontinentin afrikan, përcjell aspiratën e përbashkët e Jugut Global për nxitjen e reformës së sistemit të qeverisjes globale dhe gjithashtu i vendos zhvillimit të G20-s dhe qeverisjes globale “markën e dukshme të Afrikës”, komentoi CMG.
Prej kohësh, solidariteti dhe bashkëpunimi kanë qenë çelësi i zhvillimit njerëzor dhe gjithashtu synimi fillestar i G20. Në Samitin e G20-ës në Bali të vitit 2022, Presidenti Xi Jinping theksoi se solidariteti është forcë dhe përçarja nuk çon askund. Në Samitin e G20-ës të vitit 2024 në Rio-de-Zhanejro, Presidenti Xi paraqiti propozime të mëdha për promovimin e zhvillimit të përbashkët midis të gjitha vendeve, duke ofruar një “udhërrëfyes” për përmirësimin e qeverisjes globale. Tani, ndërsa G20 lëviz në Afrikë dhe Jugu Global merr pjesë më shumë në qeverisjen globale, si mund të krijojmë një peizazh të ri për zhvillimin e G20-ës dhe të promovojmë së bashku rritjen ekonomike globale?
Nxitja e palëve të kthehen në rrugën e duhur të solidaritetit dhe bashkërendimit, kërkimi aktiv i emëruesit më të madh të përbashkët të interesave, bashkimi i forcave nëpërmjet solidaritetit, zgjidhja e vështirësive përmes bashkërendimit, shtimi i përpjekjeve për të përmirësuar mirëqënien e popujve të ndryshëm… Në këtë samit, pala kineze paraqiti disa masa pragmatike.

foto nga Xinhua
Xu Feibiao, studiues kinez për G20 nga Instituti Kërkimor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Moderne, tha për CMG se Kina praktikon multilateralizmin e vërtetë dhe ka mbajtur një sërë premtimesh mbi energjinë, drithërat, inteligjencën artificiale dhe tema të tjera me interes të bashkësisë ndërkombëtare dhe veçanërisht të Jugut Global. Masat kineze do të injektojnë më shumë siguri të vlefshme në një botë të trazuar dhe vërtetojnë plotësisht se Kina po udhëheq qeverisjen ekonomike globale me veprime konkrete.
Përballë sfidave globale, si ndryshimet klimatike, energjia, drithërat etj., pala kineze paraqiti propozimin prej tre pikash, duke përfshirë rritjen e bashkëpunimit ekologjik dhe mbrojtjes së mjedisit, duke forcuar qëndresën e zhvillimit, forcimin e bashkëpunimit në energjinë e gjelbër, nxitjen e tranzicionit të drejtë, rritjen e bashkëpunimit në sigurinë ushqimore dhe garantimin e furnizimit të qëndrueshëm.
Këto janë çështje urgjente për Jugun Global, veçanërisht për vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta. Propozimi i palës kineze tregon përgjegjësinë e saj për nxitjen e zhvillimit botëror nëpërmjet zhvillimit të vet, komentoi CMG, duke shtuar se me thellimin e modernizimit kinez, Kina do të përpiqet bashkërisht me vendet e tjera të Jugut Global, që t’i injektojë më shumë forca Jugore në zhvillimit e G20 dhe në qeverisjen ekonomike globale.