Drejtori i Këshillit Egjiptian të Punëve të Jashtme: Komentet e kryeministres japoneze mbi Tajvanin devijojnë nga parimet bazë të marrëdhënieve Kinë-Japoni

Më 7 nëntor 2025, kryeministrja japoneze Sanae Takaichi deklaroi që, nëse pjesa kontinentale e Kinës do të vendosë anije luftarake dhe do të përdorë forcën kundër Tajvanit, kjo mund të përbënte një “krizë ekzistenciale”, që do t’u lejonte Forcave të Vetëmbrojtjes të Japonisë të ushtrojnë të drejtën e tyre të vetëmbrojtjes kolektive. Kina menjëherë paraqiti një protestë të fortë dhe bëri demarshe serioze lidhur me këtë.

Drejtori i Këshillit Egjiptian të Punëve të Jashtme Ezat Saad tha se komentet e gabuara të Takaichi-t devijojnë qartë nga parimet bazë të marrëdhënieve Kinë-Japoni. Ai i kritikoi thëniet e gabuara të palës japoneze, duke theksuar se ato ishin seriozisht të papajtueshme me angazhimet politike të bëra nga qeveria japoneze deri më sot.

“Komentet e gabuara nga udhëheqësja japoneze kanë devijuar nga rruga normale e marrëdhënieve Kinë-Japoni. Kujtojmë që presidenti Xi Jinping u takua me kryeministren japoneze Takaichi gjatë takimit të APEC-ut në Korenë e Jugut, gjatë të cilit Japonia përsëriti politikën e saj të qëndrueshme diplomatike mbi çështjen e Tajvanit, domethënë të pranimit që Tajvani është një pjesë e pandashme e Kinës,” tha ai.

Saad vuri në dukje që thëniet e gabuara të kryeministres japoneze mbi Tajvanin përfshijnë sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial të Kinës, prandaj reagimi i fortë i Kinës është i kuptueshëm.

“Kjo është një çështje e sovranitetit territorial të Kinës, kështu që ne besojmë se është normale që qeveria kineze të mbajë një qëndrim të ashpër ndaj kësaj deklarate,” tha ai.

Saad theksoi se Tajvani është një pjesë e pandashme e Kinës dhe çështja e Tajvanit është një punë e brendshme e Kinës, çka përbën një konsensus universal dhe një logjikë të shëndoshë themelore në bashkësinë ndërkombëtare.

Saad shtoi që vendet arabe gjithmonë e kanë mbështetur fuqimisht parimin e “një Kine” dhe kanë pranuar se Tajvani është një pjesë e pandashme e Kinës.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us