Letra e urimit nga kryetari Xi për Kongresin e 3-të të Federatës së Shërbimit Vullnetar pritet nxehtësisht

Foto nga CMG

Letra e urimit nga kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping për Kongresin e 3-të të Federatës së Shërbimit Vullnetar ka shkaktuar reagime të nxehta ndër vullnetarët, organizatat vullnetare e punonjësit përkatës, të cilët u shprehën që do të mbajnë mend këshillat nga kryetari Xi, do të promovojnë frymën e vullnetarizmit dhe do të kontribuojnë me fuqinë e tyre për ndërtimin e një vendi të fuqishëm e përtëritjen e kombit.

Vlerësimi nga kryetari Xi i shërbimit vullnetar i ka inkurajuar shumë të gjithë, duke sjellë mjaft energji dhe entuziazëm.

Zv.kryetarja e Federatës së Shërbimit Vullnetar të qytetit Danjiangkou në Shiyan të provincës Hubei, Yuan Hui, u shpreh: “Kryetari Xi i ka kushtuar gjithmonë rëndësi shërbimit vullnetar. Me përkujdesjen nga kryetari Xi, në Danjiangkou kemi mbi 162 mijë vullnetarë të mbrojtjes mjedisore, të cilët punojnë aktivisht në frontin e parë për ruajtjen e mjedisit përgjatë lumit dhe punët përkatëse promovuese. Do të mbajmë mend këshillat nga kryetari Xi dhe të vazhdojmë të ruajmë mirë çdo pjesë të lumit, për të formuar një fuqi të madhe mbrojtëse për male më të gjelbra e ujëra më të kthjellta.”

Foto nga CMG

Vullnetari i Lojërave të 15-ta Kombëtare të Kinës, Luo Yuzhong, tha: “Gjatë lojërave kombëtare, kemi shikuar ndërlidhjen konkrete Guangdong – Hong-Kong – Makao, ndërlidhjen aktive të sporteve, si edhe ndërlidhjen e ngrohtë si një familje e bashkuar. Vullnetarët e rinj, me rininë dhe pasionin e tyre, kanë formuar një urë për shkëmbime mes tre rajoneve! Në udhëtimin e ri do të mbajmë mend këshillat dhe mësimet e kryetarit Xi, do të konkretizojmë frymën vullnetare me veprime praktike dhe do të lëshojmë dritën e të rinjve për ndërtimin e një vendi të fuqishëm dhe për përtëritjen e kombit!”

Foto nga CMG

Zv.kryetari i Federatës së Shërbimit Vullnetar të Kinës, Lv Shiming, u shpreh: “Ne do të të mësojmë nga fryma e letrës së urimit të kryetarit Xi dhe do ta konkrektizojmë siç duhet atë. Në bazë të kërkesës së paraqitur në rekomandimet e Komitetit Qendror të PKK-së për planin e 15-të 5-vjeçar, do të luajmë rol drejtues, koordinues, shërbyes e nxitës, do të konsolidojmë gjerësisht fuqinë e shërbimit vullnetar në mbarë shoqërinë, do të ofrojmë aktivisht shërbim për strategjinë kombëtare dhe jetesën e popullit, do të marrim pjesë në qeverisjen shoqërore dhe t’i japim pandërprerë energji pozitive zhvillimit me cilësi të lartë ekonomik e shoqëror.”

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us