Ambasada: Mbretëria e Bashkuar duhet të mbajë “qëndrim të arsyeshëm e miqësor” ndaj Kinës

Foto nga VCG

Mbretëria e Bashkuar duhet të mbajë një “qëndrim të arsyeshëm e miqësor” ndaj Kinës, tha të martën një zëdhënës i ambasadës kineze në Mbretërinë e Bashkuar në lidhje me komentet e bëra nga kryeministri Keir Starmer të hënën.

Duke folur në një banket vjetor, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar mbajti një fjalim përgjithësisht pozitiv, duke këmbëngulur se politika e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kinës nuk mund të vazhdojë të jetë e luhatur, duke hedhur poshtë “izolacionizmin” e shfaqur nga kundërshtarët e qeverisë kineze dhe duke thënë që Kina është një “forcë përcaktuese në teknologji, tregti dhe qeverisjen globale”.

Megjithatë, Starmer-i u shpreh gjithashtu që Kina përbën “kërcënim për sigurinë kombëtare” të Britanisë. Në përgjigje të kësaj deklarate, një zëdhënës i ambasadës kineze në Mbretërinë e Bashkuar theksoi që “Kina kundërshton me vendosmëri komentet e gabuara në fjalim që përhapin të ashtuquajturën teori të ‘kërcënimit nga Kina’, bëjnë akuza të pabaza ndaj Kinës dhe ndërhyjnë në punët e brendshme të Kinës”.

“Kina ka qenë gjithmonë ndërtuese e paqes botërore, kontribuese në zhvillimin global dhe mbrojtëse e rendit ndërkombëtar,” vazhdoi zëdhënësi.

Më tej ai shtoi: “Në çështjet e paqes dhe sigurisë, Kina ka rezultatet më të mira midis vendeve të mëdha. Zhvillimi i Kinës nuk përbën kërcënim për asnjë vend, por përkundrazi, sjell mundësi për zhvillim të përbashkët për të gjithë”.

Zëdhënësi i ambasadës iu përgjigj gjithashtu komenteve të Starmer-it në lidhje me Hong-Kongun, duke thënë: “Duhet theksuar gjithashtu se Hong-Kongu i është kthyer prej kohësh Kinës dhe çështjet e Hong-Kongut janë thjesht punë të brendshme të Kinës. Mbretëria e Bashkuar nuk ka as pozicionin dhe as të drejtën që të akuzojë a të ndërhyjë”.

“Qëndrimi i Kinës për marrëdhëniet me Mbretërinë Bashkuar është i vendosur dhe i qartë. Vetëm duke iu përmbajtur parimeve të respektit të ndërsjellë, mosndërhyrjes në punët e brendshme të njëri-tjetrit dhe barazisë e përfitimeve të ndërsjella, marrëdhëniet Kinë-Mbretëri e Bashkuar mund të zhvillohen pa probleme,” shtoi ai.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us