Kinë, linja e parë e prodhimit të çelikut me lëshim karboni thuajse zero me kapacitet një milion tonë

Kina ka përuruar linjën e vet të parë të prodhimit të çelikut me lëshim karboni thuajse zero me kapacitet një milion tonë, në Zhanjiang të provincës Guangdong në Jug të vendit. /CMG

Në Zhanjiang të provincës Guangdong të Kinës Jugore është përuruar linja e parë në vend e prodhimit të çelikut me lëshim karboni thuajse zero me kapacitet një milion tonë, gjë që shënon një arritje të madhe në transformimin e gjelbër dhe me karbon të ulët të industrisë kineze të çelikut.

Kjo linjë prodhimi përdor një proces të përparuar metalurgjik të shkrirjes elektrike me bazë hidrogjeni, duke zëvendësuar koksin tradicional me hidrogjenin si agjent reduktues parësor.

Kjo ul ndjeshëm lëshimet e karbonit dhe ofron një rrugë të re për të pakësuar varësinë që ka pasur industria e çelikut për një kohë të gjatë nga lëndët djegëse fosile. Hekuri i reduktuar drejtpërdrejt, i prodhuar nga furrnalta kryesore me bazë hidrogjeni, ka arritur normat e synuara të metalizimit, ndërsa furrnaltat e gjelbra me efikasitet të lartë përmirësojnë më tej përdorimin e përgjithshëm të energjisë. Krahasuar me proceset tradicionale, kjo linjë mund të zvogëlojë lëshimet e karbonit me 50 deri në 80 për qind.Foto nga CMG

Ekipi projektues nga ndërmarrja e çelikut “Baowu” në Zhanjiang tha se linja e çelikut me lëshim karboni thuajse zero me kapacitet një milion tonë mund të pakësojë më shumë se 3.14 milionë tonë lëshime karboni çdo vit, baras me krijimin e rreth 2 000 kilometrave katrorë pyje.

Periudha e Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021–2025) konsiderohet një fazë kritike për industrinë e çelikut të Kinës për të arritur zhvillimin me cilësi të lartë, me transformimin e gjelbër si përparësi kryesore. Gjatë kësaj periudhe, numri i uzinave të reja të gjelbra të çelikut të certifikuara është rritur vit pas viti, duke u shtuar me gjithsej 126 në periudhën e viteve 2021 – 2024.Foto nga CMG

Deri në fund të tremujorit të tretë të sivjetshëm, lëshimet e dioksidit të squfurit, grimcave të imëta dhe oksideve të azotit ra përkatësisht në 0.18 kg, 0.22 kg dhe 0.33 kg, me një ulje prej 28, 26.7 dhe 36.5 për qind krahasuar me fundin e vitit 2021.

Shoqata e Hekurit dhe e Çelikut e Kinës shpalli gjithashtu nismën “Efikasiteti ekstrem i energjisë” gjatë periudhës së Planit të 14-të Pesëvjeçar. Vetëm vjet ky sektor arriti një kursim energjie të barabartë me rreth 10.5 milionë tonë qymyr standard, duke i ulur lëshimet e karbonit me rreth 27.5 milionë tonë, baras me thithjen vjetore të karbonit të afro 570 milionë pemëve të rritura.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us