Intervistë ekskluzive me presidenten e Dominikës, Sylvanie Burton

Foto nga CMG

Presidentja e Dominikës, Sylvanie Burton, i dha së fundmi një intervistë ekskluzive Grupit Mediatik të Kinës (CMG).

Gjatë intervistës, Burton tha se Kina ka realizuar modernizimin duke arritur një ndë  rthurje të suksesshme mes zhvillimit modern dhe mënyrës tradicionale të jetesës. Ajo vlerësoi gjithashtu nivelin e lartë të zhvillimit teknologjik të Kinës dhe shprehu dëshirën që Kina ta ndihmojë Dominikën në nxitjen e zhvillimit teknologjik, duke e cilësuar këtë si një nga arritjet e shquara të Kinës. Kina ka bërë përpjekje të mëdha, theksoi ajo, duke shprehur vlerësim të thellë për arritjet e Kinës dhe përparimin e saj të vazhdueshëm.

Presidentja e Dominikës nënvizoi se nisma “Një brez, një rrugë” ka rëndësi të veçantë për Dominikën. Qeveria kineze po ndihmon në rindërtimin e gjashtë shkollave fillore të shkatërruara ose dëmtuara nga uragani “Maria”, si edhe në ndërtimin e një shkolle të mesme. Brenda kuadrit të kësaj nisme, Kina ka mbështetur edhe projekte të tjera në Dominikë, të cilat kanë ndryshuar realisht jetën e shumë njerëzve.

Foto nga CMG

Sipas saj, bota ndodhet në udhëkryq dhe ka nevojë për udhëheqës që të marrin përgjegjësi, të flasin me guxim dhe të sjellin ide e zgjidhje të reja. Nismat e propozuara nga presidenti Xi synojnë interesin e përbashkët të mbarë njerëzimit, duke garantuar një të ardhme të përbashkët që u përket si vendeve të mëdha, ashtu edhe atyre të vogla. Ajo e vlerësoi bashkëpunimin aktiv të Kinës me vendet e vogla, duke theksuar që edhe vendet me më pak zë duhet të kenë mundësi të shprehen. Në pjesëmarrjen në çështjet ndërkombëtare, çdo vend duhet të ketë të drejtën e fjalës dhe sovraniteti i secilitvduhet të respektohet. Kjo është pikërisht ajo që mbështet presidenti Xi, vuri në dukje Burton.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us