Tregtia e jashtme e Kinës në prill tejkalon pritshmëritë e tregut

Foto nga VCG

Sipas të dhënave të publikuara të shtunën nga Dogana e Përgjithshme, në prill, tregtia e jashtme kineze u rrit me 14.2% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 4.38 trilionë juanë (rreth 634.06 miliardë dollarë). Vëllimi i eksportit arriti në 2.48 trilionë juanë, duke u rritur me 9.8%, vëllimi i importit arriti në 1.9 trilionë juanë duke u rritur me 20.6%.

Në 4-mujorin e parë të këtij viti, vëllimi total i import-eksportit i Kinës arriti në 16.23 trilionë juanë duke u rritur me 14.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vëllimi i eksportit arriti në 9.33 trilionë juanë duke u rritur me 11.3%, vëllimi i eksportit arriti në 6.9 trilionë juanë duke u rritur me 20%.

Nga partnerët tregtarë, nga janari deri në prill, vëllimi i përgjithshëm tregtar midis Kinës dhe vendeve të ASEAN-it arriti në 2.75 trilionë juanë duke u rritur me 15.7% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vëllimi tregtar me BE arriti në 2.01 trilionë juanë duke u rritur me 13.2%, kurse vëllimi tregtar me ShBA ra në 1.25 trilionë juanë duke u ulur 12.9%. Në të njëjtën kohë, vëllimi i përgjithshëm tregtar midis Kinës dhe vendeve të nismës “Një brez, një rruge” arriti në 8.28 trilionë juanë duke u rritur me 13.5%.

Nga llojet e mallrave kryesore të eksportit, eksporti i makinerive dhe produkteve elektronike kineze arriti në 5.92 trilionë juanë duke u rritur me 17.6%. Eksporti i automjeteve elektrike, baterive të litiumit dhe gjeneratorëve me turbinë me erë u rrit përkatësisht 68.1%, 43.2% dhe 40.7%. Edhe eksporti i robotëve industrialë u rrit me 30%.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us