Li Qiang uron për rizgjedhjen e Gaston Brownes-it si kryeministër i Antigua e Barbudas

Foto nga VCG

Të enjten, kryeministri kinez Li Qiang i dërgoi mesazh Gaston Brownes-it për ta uruar për rizgjedhjen si kryeministër i Antigua e Barbudas.

Li Qiang u shpreh në mesazh se gjatë 43 vjetëve që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, lidhjet ndërmjet Kinës dhe Antigua e Barbudas janë zhvilluar me qëndrueshmëri, bashkëpunimi dypalësh në të gjitha fushat ka pasur rezultate të frytshme e miqësia midis dy popujve është thelluar pandërprerë.

“Unë i kushtoj rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Antigua e Barbuda dhe jam i gatshëm të punoj me zotin Kryeministër për të forcuar bashkëpunimin miqësor dypalësh me përfitime të përbashkëta, duke i çuar marrëdhëniet dypalëshe në një nivel më të lartë,” theksoi kryeministri Li.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us