CMG-ja dhe FIFA arrijnë ciklin e ri të bashkëpunimit për të drejtat e autorit

Foto nga VCG

Të premten pasdite, Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) njoftuan së bashku arritjen e konsensusit për ciklin e ri të bashkëpunimit lidhur me të drejtat e autorit për Kupën e Botës. Veprimtaritë e bashkëpunimit përfshijnë Kupën e Botës 2026, Kupën e Botës 2030, Kupën e Botës për Femra 2027 dhe Kupën e Botës për Femra 2031.

CMG-ja konfirmon se ka siguruar të drejtat ekskluzive për të gjitha mediat për veprimtaritë bashkëpunuese të mbuluara nga ky cikël në Kinën kontinentale, duke përfshirë televizionin, televizionin me pagesë, internetin dhe pajisjet e lëvizshme.

CMG-ja është një partnere e rëndësishme e bashkëpunimit global e FIFA-së, dhe bashkëpunimi dypalësh ka nisur në vitin 1978. Kupa e Botës 2026 e FIFA-së do të zhvillohet bashkërisht në ShBA, Kanada dhe Meksikë nga 12 qershori deri më 20 korrik. Kjo është hera e parë që Kupa e Botës organizohet njëkohësisht nga tre vende në historinë e kësaj veprimtarie. Në këtë edicion, numri i ekipeve pjesëmarrëse do të zgjerohet nga 32 në 48 dhe do të luhen gjithsej 104 ndeshje, duke shënuar një rekord historik.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us