Kinë: Formacioni i aeroplanmbajtëses Liaoning niset drejt Paqësorit Perëndimor për stërvitje

Aeroplanmbajtësja kineze Liaoning/Foto nga VCG

Një formacion kinez i udhëhequr nga aeroplanmbajtësja Liaoning, u nis të martën për stërvitje në Paqësorin Perëndimor, sipas forcave detare të Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze.

Siç mësohet, formacioni do të kryejë një sërë detyrash, duke përfshirë operacione fluturimi taktik në det të largët, qëllime me armë zjarri, manovra mbështetëse dhe mbulimi, si dhe shpëtim gjithëpërfshirës.

Kjo stërvitje rutinë është hartuar për të testuar dhe përmirësuar nivelin e trajnimit realist të trupave. Gjithashtu, i kryer në përputhje me planin vjetor, stërvitja i shërben rritjes së kapacitetit të forcave për të përmbushur misionet e tyre dhe është në përputhje me ligjin ndërkombëtar përkatës dhe praktikën e zakonshme.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us