Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi do ta kryesojë Takimin e Nivelit të Lartë të Këshillit të Sigurimit

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi/Foto nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës

Si vendi kryetar i radhës i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për muajin maj, Kina do të mbajë një takim të nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit më 26 maj, me temën “Mbrojtja e Qëllimeve dhe Parimeve të Kartës së OKB-së dhe Forcimi i Sistemit Ndërkombëtar me OKB në Qendër”, njoftoi të premten një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës.

Ministri i Jashtëm Wang Yi do ta kryesojë takimin në Nju Jork, tha zëdhënësi.

Siç mësohet, Wang do të marrë pjesë gjithashtu në takimin e Grupit të Miqve të Qeverisjes Globale në Nju Jork më 28 maj dhe do të ketë takime me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së dhe ministrat e jashtëm nga vende të tjera.

Më pas, kreu i diplomacisë kineze do ta vizitojë Kanadanë nga 28 deri më 30 maj me ftesë të homologes kanadeze Anita Anand.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us