MPJ e Kinës: OBSh-ja ka eksploruar me sukses një rrugë të re të bashkëpunimit rajonal

Foto nga VCG

Organizata e Bashkëpunimit të Shangait (OBSh) u themelua më 15 qershor 2001. Pas 25 vjetësh zhvillimi, ajo është bërë organizata rajonale gjithëpërfshirëse me shtrirjen më të madhe gjeografike e popullsinë më të madhe në botë, duke pasur një potencial të madh zhvillimi, tha të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lin Jian, duke iu përgjigjur një pyetjeje në një konferencë të rregullt për shtypin.

Ai theksoi që gjatë 25 vjetëve të fundit, vendet anëtare të OBSh-së kanë ndjekur gjithmonë “Frymën e Shangait”, kanë forcuar unitetin e bashkëpunimin dhe kanë thelluar vazhdimisht bashkëpunimin në fushat politike, të sigurisë, ekonomike dhe humanitare. Ato kanë ndërtuar dhe konsoliduar barriera sigurie, ura bashkëpunimi dhe lidhje miqësore në rajon, duke eksploruar me sukses një rrugë të re të bashkëpunimit rajonal dhe duke krijuar një model të ri të marrëdhënieve ndërkombëtare. Në kushtet e reja, pala kineze do të vazhdojë, së bashku me të gjitha vendet e tjera anëtare, të promovojë “Frymën e Shangait”, të forcojë bashkëpunimin praktik dhe ta shndërrojë OBSh-në në një mbështetje të besueshme për zhvillimin dhe begatinë e përbashkët të vendeve anëtare.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us