MPJ: Kina është e gatshme të ofrojë ndihmë sipas nevojave për Venezuelën e goditur nga tërmetet

foto nga VCG

Pala kineze është e gatshme t’i ofrojë ndihmë me të gjitha mundësitë Venezuelës sipas nevojave që ka ky vend, tha të enjten në një konferencë të rregullt për shtypin zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Guo Jiakun. Ai i bëri këto komente në përgjigje të pyetjes së një gazetari për ndihmën që do të japë Kina pas dy tërmeteve me magnitudë mbi 7 ballë që goditën Venezuelën, të cilat sollën dëme të rënda në infrastrukturë e shembje ndërtesash, teksa operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar aktualisht dhe disa vende kanë ofruar ndihmë.

foto nga VCG

foto nga VCG

Zëdhënësi tha se Kina u shpreh ngushëllime të sinqerta qeverisë së Venezuelës dhe njerëzve të prekur. Ai shprehu besimin se, nën udhëheqjen e qeverisë së Venezuelës, populli venezuelian me siguri do ta kapërcejë katastrofën e do të rindërtojë shtëpitë e veta sa më shpejt të jetë e mundur. Kina do të japë ndihmë me të gjitha mundësitë që ka dhe sipas nevojave që ka Venezuela, tha Guo.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us