foto nga VCG
Në Ekspozitën Ndërkombëtare të Zinxhirit të Furnizimit të Kinës, që u zhvillua nga 22 deri më 26 qershor në Pekin, teknologjitë digjitale dhe inteligjente fuqizuan tërë zinxhirin industrial, ndërsa konkretizimi i shumë rezultateve novatore shumëkombëshe është i pandashëm nga mbështetja e fortë e “zinxhirit kinez”, thuhet në një koment të Grupit Mediatik të Kinës (CMG).
Ashtu siç tha Dominic Trindade, përfaqësues i vendit të ftuar të nderit, Australisë, dhe menaxher i përgjithshëm i zonës pankineze në Bordin Australian të Tregtisë dhe Investimeve, zhvillimi i shpejtë i industrisë me teknologji të larta të Kinës po tërheq vëmendjen në mbarë botën, ndërsa ekspozita e zinxhirit të furnizimit ofron një platformë profesionale komunikimi me partnerët kinezë për kompanitë e vendeve të ndryshme.

foto nga VCG
Si ekspozita e parë në nivel kombëtar në botë e fokusuar në bashkëpunimin e zinxhirit të furnizimit, edicioni i këtij viti tërhoqi mbi 1200 kompani nga 85 vende e rajone, duke shënuar një rekord për numrin e ekspozuesve. Ndër ta, përqindja e ekspozuesve të huaj u rrit në 36.5%, ndërsa ata nga 500 kompanitë më të fuqishme globale dhe kompanitë udhëheqëse në sektorë të ndryshëm përbënin mbi 65%. Në veçanti, 115 ndërmarrje e institucione kineze e të huaja kanë siguruar paraprakisht “biletat e tyre të hyrjes” në edicionin e vitit tjetër të këtij panairi, me një rritje prej 12.7 % në krahasim me vitin e kaluar.
Nga buzëkuqi te makinat, prodhimi në sektorët e ndryshëm është i pandarë nga zinxhiri i industrisë. Duke u mbështetur tek epërsia e një tregu super të madh, një sistemi industrial të plotë e elastik dhe aftësitë e vazhdueshme të novacionit, “Zinxhiri i Kinës” vazhdon të çlirojë gjallëri, duke i sjellë mundësi të reja botës, komenton CMG-ja.

foto nga VCG
Gu Yushao, zv.president i lartë i “Medtronic Global” dhe president i zonës pankineze të kësaj kompanie, tha se ishte i impresionuar nga elasticiteti dhe reagimi i shpejtë i zinxhirit të furnizimit të Kinës, duke vënë në dukje që “disa partnerë kinezë mund të nxjerrin zgjidhje të reja dhe të ofrojnë mostra të reja brenda 24 orëve.”
Wang Hao, president i zonës pankineze të kompanisë “Siemens”, i tha CMG-së se forca novatore e Kinës ka ndikuar thellësisht në praninë globale të kërkim-zhvillimit të kompanisë së tij dhe shumë nga produktet e tyre më të fundit përfshijnë teknologjitë kryesore nga ekipet kineze të kërkim-zhvillimit.
Një përfaqësues nga kompania amerikane “Tesla” deklaroi se nga tipat më të shitur globalisht deri te superfabrika në Shangai, “Prodhim inteligjent në Kinë, lidhje me botën” është bërë tema kryesore e zhvillimit të kompanisë.
Nga këndvështrimi i zhvillimit global, në sfondin e rritjes së proteksionizmit dhe konflikteve të shpeshta gjeopolitike, “zinxhiri kinez i furnizimit” ka kontribuar me “siguri” të çmuar në ruajtjen e qëndrueshmërisë së zinxhirëve globalë të furnizimit, përfundon komenti i CMG-së.