Kina u kërkon autoriteteve të DPP-së të Tajvanit të heqin kufizimet e udhëtimit ndaj banorëve kontinentale

Foto nga VCG

Një zëdhënëse e pjesës kontinentale të Kinës të enjten nxiti autoritetet e Partisë Demokratike Progresive (DPP) të Tajvanit të heqin sa më parë kufizimet e rrepta mbi udhëtimin e banorëve të pjesës kontinentale për në Tajvan.

Zëdhënësja e zyrës së çështjeve të Tajvanit pranë Këshillit të Shtetit të Kinës, Zhu Fenglian i tha këto në një reagim ndaj veprimeve të autoriteteve të Tajvanit, të cilët kanë hedhur poshtë aplikimet e operatorëve turistike të Shangait dhe Fujianit për vizita në Tajvan. Ky veprim është kritikuar nga operatorët turistikë dhe grupet industriale edhe brenda Tajvanit.

Thirrjet nga sektori i turizmit për më pak ndërhyrje politike dhe rifillimin e  turizmit, pasqyrojnë pakënaqësinë me shpërfilljen e autoriteteve të DPP-së për vështirësitë e sektorit dhe shqetësimet për jetesën e njerëzve të zakonshëm, tha Zhu.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us