Foto nga Xinhua
Forcat detare të Kinës e Rusisë do të zhvillojnë gjatë këtij muaji stërvitjen e përbashkët detare “Deti i përbashkët-2026” në ujërat dhe hapësirën ajrore pranë qytetit portual Qingdao, në provincën Shandong të Kinës Lindore, njoftoi të dielën Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Kinës.
Foto nga Xinhua
Sipas ministrisë, pas përfundimit të stërvitjes, një pjesë e forcave të të dy vendeve do të zhvillojnë një patrullim të përbashkët detar në zonat përkatëse të Oqeanit Paqësor.
Foto nga Xinhua
Ministria theksoi se kjo stërvitje është pjesë e planit vjetor të bashkëpunimit midis forcave të armatosura të Kinës e Rusisë dhe synon përgjigjen e përbashkët ndaj sfidave të sigurisë, si edhe mbrojtjen e paqen dhe qëndrueshmërisë rajonale.