Kina aktivizon nivelin IV të reagimit emergjent për përmbytjet dhe tajfunin në Zhejiang dhe Fujian

Foto nga VCG

Sipas parashikimeve të autoriteteve meteorologjike, tajfuni nr. 9 i këtij viti, “Bavi”, i klasifikuar si supertajfun, ndodhej në orën 14:00 të datës 8 korrik rreth 1.490 kilometra në lindje-juglindje të qytetit Keelung të rajonit Tajvan, mbi pjesën veriperëndimore të Oqeanit Paqësor. Shpejtësia maksimale e erës pranë qendrës së tij arrinte në 60 metra në sekondë (forca 17).

Parashikohet që tajfuni të lëvizë drejt veriperëndimit me një shpejtësi prej 15–20 kilometrash në orë, duke ruajtur pothuajse të njëjtin intensitet. Ai mund të godasë ose të kalojë pranë bregdetit verior të Tajvanit gjatë ditës së 11 korrikut, ndërsa në mbrëmje pritet të prekë bregdetin midis Fuqing në provincën Fujian dhe Wenling në provincën Zhejiang, përpara se të dobësohet gradualisht.

Foto nga VCG

Sipas rregulloreve përkatëse, Shtabi Shtetëror për Kontrollin e Përmbytjeve dhe Ndihmën nëj Thatësira i Kinës vendosi të aktivizojë, nga ora 17:00 e datës 8 korrik, nivelin IV të reagimit emergjent për parandalimin e përmbytjeve dhe mbrojtjen nga tajfuni në provincat Zhejiang dhe Fujian.

Foto nga VCG

Autoritetet njoftuan se do të ndjekin nga afër zhvillimin e tajfunit dhe, sipas nevojës, do të rrisin ose do të përshtatin nivelin e reagimit emergjent për përmbytjet dhe tajfunin.

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us