Foto nga Xinhua
Rreth orës 12:00 të së enjtes, një zjarr shpërtheu në një fabrikë këpucësh në qytetin Jinjiang, në provincën Fujian të Kinës Juglindore, duke shkaktuar viktima.
Pas aksidentit, Xi Jinping, sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, president i Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, i kushtoi rëndësi të madhe ngjarjes dhe dha udhëzime të rëndësishme.
Ai theksoi që zjarri në fabrikën e këpucëve në Jinjiang ka shkaktuar humbje të mëdha njerëzore dhe kërkoi që të bëhen të gjitha përpjekjet për kërkim-shpëtimin e personave, trajtimin e pasojave dhe mbështetjen e familjeve të të prekurve. Xi Jinping kërkoi gjithashtu që shkaqet e aksidentit të hetohen sa më shpejt dhe përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi në përputhje me ligjin.
Xi tha se, që nga fillimi i këtij viti, në Kinë kanë ndodhur disa aksidente të rënda të sigurisë në punë. Ai u kërkoi të gjitha rajoneve dhe departamenteve përkatëse që të nxjerrin mësime të thella nga këto ngjarje, të bashkërendojnë më mirë zhvillimin me sigurinë, të forcojnë vazhdimisht masat për sigurinë në punë, të identifikojnë e të eliminojnë rreziqet e fshehura dhe të parandalojnë me vendosmëri aksidentet e rënda e veçanërisht ato me pasoja serioze të mëdha, në mënyrë që të mbrojnë jetën dhe pasurinë e qytetarëve.
Edhe Li Qiang, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së dhe kryeministër i Kinës, dha udhëzime, duke kërkuar organizimin e plotë të operacioneve të kërkim-shpëtimit, trajtimin e duhur të pasojave të aksidentit, parandalimin e fatkeqësive dytësore, si edhe hetimin e shpejtë të shkaqeve dhe ndjekjen e rreptë ligjore të përgjegjësve.