Gjatë vizitës së saj në Kinë në prill të këtij viti, presidentja e sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së Annalena Baebock dha një intervistë për CMG-në, ku u shpreh se ajo pa në Pekin zhvillimin me risi, ecjen e Kinës drejt asnjanësimit të karbonit dhe zhvillimin e energjisë së rinovueshme. Në shkallë globale, këta janë shembuj të suksesshëm.
Ajo vlerësoi kontributin e dhënë nga Kina për mbrojtjen e rendit ndërkombëtar dhe për mbështetjen e multilateralizmit. Sipas saj, Kina është jo vetëm një nga vendet themeluese anëtare të OKB-së, por edhe një nga mbështetëset më të vendosura të multilateralizmit.
Baebock u shpreh se, në sfondin e rendit aktual ndërkombëtar dhe multilateralizmit nën presion, detyra kryesore e presidentit të Asamblesë së Përgjithshme është mbrojtja e Kartës së OKB-së dhe tre shtyllave të OKB-së: paqja dhe siguria, zhvillimi i qëndrueshëm dhe të drejtat e njeriut. Ajo bëri thirrje për krijimin e një aleance ndërrajonale për të mbështetur së bashku multilateralizmin.
Annalena Baebock tha se Kina ka mbrojtur gjithmonë paqen, dhe jo vetëm ka ofruar mbështetje financiare për veprimet paqeruajtëse të OKB-së, por edhe ka dërguar persona për të marrë pjesë në to. Kjo përfaqëson një zbatim të fuqishëm të Kartës së OKB-së dhe mbështetjen e vendosur për Objektivin e Zhvillimit të Qëndrueshëm. Kina po luan një rol drejtues në këtë proces.
Baebock u shpreh më tej që bota sigurisht nuk do të bëhet më e mirë pa OKB-në. OKB-ja është një institucion për të cilin ia vlen të punojë gjithë bota. Sot bota ndodhet në një udhëkryq, theksoi ajo, duke shprehur shpresën që Kina dhe OKB-ja do të punojnë krah për krah për të sjellë më shumë siguri dhe qëndrueshmëri në një botë me turbullira dhe në ndryshim.