Foto nga CMG
Sipas Nënqendrës Detare të Kërkimit dhe Shpëtimit të Sansha-së të Kinës, një anije vietnameze me 62 anëtarë ekuipazhi u fundos në Detin e Kinës Jugore. Aktualisht, 39 persona janë shpëtuar nga Kina dhe 23 mbeten të zhdukur.
Mësohet se anija në vështirësi, “KHOI NGUYEN18”, u fundos natën e 24 korrikut. Anëtarët e ekuipazhit lundruan me rrymat oqeanike në afërsi të Koraleve Yongshu në ishujt Nansha me gomone shpëtimi. Anija “Nanhaijiu 115” e Kinës, e cila po kalonte aty pranë, zbuloi dy grupe me gomone dhe shpëtoi gjithsej 36 anëtarë të ekuipazhit vietnamez. Sipas Nënqendrës Detare të Kërkimit dhe Shpëtimit të Sansha-së në orën 10:00 të mëngjesit më 26 korrik, tre anëtarë të tjerë të ekuipazhit u shpëtuan.
23 veta mbeten të zhdukur dhe Nënqendra e Kërkimit dhe Shpëtimit Detar e Sansha-së e Kinës po koordinon përpjekjet e kërkim-shpëtimit me palë të shumta.