Eksperimentin BESIII/Foto nga Instituti i Fizikës së Energjisë së Lartë (IHEP)
Studiuesit kinezë kanë konfirmuar për herë të parë ekzistencën e topit ngjitës, një formë krejtësisht e re e materies, sipas Institutit të Fizikës së Energjisë së Lartë (IHEP) pranë Akademisë Kineze të Shkencave (CAS). Ky zbulim vjen pas 15 vjet kërkimesh eksperimentale.
Arritja u mundësua nga bashkëpunimi ndërkombëtar i udhëhequr nga Kina i eksperimentit të Spektrometrit të Pekinit III (BESIII), deklaroi instituti të enjten.
Në natyrë, bërthama e atomit përbëhet nga protone dhe neutrone, të cilat përbëhen nga kuarke, me gluonet që ndërmjetësojnë forcën e madhe të ndërveprimit midis kuarkeve. Sipas modelit standard të fizikës së grimcave, gluonet mund ta tërheqin njëri-tjetrin dhe të lidhen së bashku për të formuar një lloj krejtësisht të ri grimce – topin ngjitës. Megjithatë, një grimcë e tillë nuk ishte zbuluar në asnjë eksperiment të mëparshëm.
Duke u mbështetur në eksperimentin BESIII në Përplasësin e Pozitroneve dhe të Elektroneve të Pekinit, ekipi i kërkimit zbuloi një grimcë të re, X(2370), në vitin 2011. Në vitin 2024, ekipi mati vetitë e gjendjes kuantike të X(2370) në përputhje me tiparet e një topi ngjitës, duke ofruar prova thelbësore për të pohuar ekzistencën e saj.
Në studimin e fundit, ekipi kërkimor zbuloi mënyra të shumta të reja të zbërthimit të grimcës X(2370) dhe përcaktoi me sukses vetinë e saj të një tipi të vetëm, karakteristika më e rëndësishme që e dallon një top ngjitës nga grimcat e tjera të zakonshme, duke konfirmuar kështu se përbërësi dominues i X(2370) është pikërisht topi ngjitës.
Ky është rezultati më i qartë eksperimental në kërkimin e topave ngjitës gjatë gati pesë dekadave, thanë studiuesit, duke shtuar se ai verifikon parashikimin teorik që gluonet mund të lidhen me njëri-tjetrin për të formuar një lloj të ri materie, dhe është me rëndësi të madhe për testimin e modelit standard të fizikës së grimcave.