Flota detare kineze nis misionin e fundit të shoqërimit në Gjirin e Adenit, në ujërat e Somalisë

foto nga VCG

Flota e 49-të e shoqërimit e Marinës së Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze, u nis të mërkurën në mëngjes nga një port ushtarak në Sanya të provinc’s Hainan e Kinës Jugore, me destinacion Gjirin e Adenit dhe ujërat pranë Somalisë, për të kryer misione shoqërimi në rajon.

Flota përbëhet nga torpediniera “Kunming”, fregata me raketa “Yueyang” dhe anija gjithëpërfshirëse e furnizimit “Luomahu”, me dhjetëra personel të operacioneve speciale dhe dy helikopterë në bord.

Dislokimi shënon misionin e parë të shoqërimit të torpedinierës “Kunming”.

Flota do të marrë përsipër detyrat nga flota e 48-të e shoqërimit, e cila u nis në tetor të vitit të kaluar.

Në përputhje me rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Kina ka mbajtur një prani të rregullt detare shoqërimi në Gjirin e Adenit dhe ujërat somaleze që nga viti 2008, për të mbrojtur sigurinë e rrugëve ndërkombëtare të transportit detar, për të shoqëruar anijet kineze dhe të huaja, si dhe për të shpëtuar, mbrojtur ose ndihmuar anijet në vështirësi.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us