Foto nga VCG
Të ardhurat tremujore të grupit “Lenovo” të Kinës arritën në 26.94 miliardë dollarë amerikanë, me një rritje të ndjeshme prej 43 %, duke kaluar parashikimet dhe duke e ngritur vlerën e aksioneve të tij në 22 %.
Kjo është rritja më e madhe gjatë pesë vjetëve të fundit e të ardhurave tremujore të grupit, prodhuesi më i madh i kompjuterave në botë, duke përfituar nga hovi i harduerëve të AI-së dhe nga mungesa globale e mikroçipave të memories kompjuterike.
Fitimet e lidhura me AI-në u rritën 60 % në bazë vjetore, duke arritur në 9.3 miliardë dollarë e duke përbërë 35 % të totalit.
“Ne e parashikuam saktësisht mungesën e furnizimit dhe rritjen e kostos (së çipave të memories kompjuterike) dhe e trajtuam me sukses atë,” tha për “Rojterin” kryeekzekutivi i kompanisë Yang Yuanqing, duke shtuar se ai është “shumë i sigurt” në ruajtjen e rritjes dhe arritjen e 100 miliardë dollarëve të ardhura këtë vit fiskal.
Sipas tij, suksesi ka ardhur nga përmasa e firmës, zinxhirët e qëndrueshëm globalë të furnizimit dhe diversifikimi i furnizimit të memories kompjuterike nga Kina, Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara.
Tubacioni i serverit të AI-së arriti 54 miliardë dollarë, me një rritje 157 % në bazë tremujori, të udhëhequr nga të ashtuquajturit hipershkallarë, reja kompjuterike e AI-së dhe ndërmarrjet kliente të AI-së.
Aksionet e “Lenovo”-s arritën nivelin më të lartë në histori të enjten përpara njoftimit të rezultateve, me një rritje deri më tani këtë vit prej 225 %.