Trupi i Zhu Rongji-së do të digjet në kremator në Pekin

Foto nga Xinhua

Më 18 gusht në Pekin do të bëhet djegia në kremator e trupit të Zhu Rongji-së, anëtar i dalluar i Partisë Komuniste të Kinës, luftar besnik komunist i sprovuar nga koha, revolucionar e politikan i shquar i shtresës së proletariatit dhe lider i jashtëzakonshëm partiak e shtetëror i Kinës, anëtar i komitetit të 14-të dhe 15-të të përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së dhe ish-kryeministër i Kinës.

Për të shprehur ngushëllime për Zhu, më 18 gusht do të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë në vendet kryesore, si sheshi “Tiananmen”, Pallati i Madh i Popullit, Ministria e Jashtme, selitë e organeve të pushtetit vendor dhe komiteteve partiake të krahinave të ndryshme, rajonet e posaçme administrative të Hong-Kongut e Makaos, pikat kufitare detare e ajrore, si edhe në ambasadat e Kinës në vendet e huaja.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us