foto nga VCG
Në përgjigje të sulmeve të fundit ndaj kompanive kineze të teknologjisë nga disa zyrtarë amerikanë në mediat sociale, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Lin Jian, deklaroi të hënën në një konferencë të rregullt, se këto komente fabrikojnë fakte dhe shtrembërojnë të vërtetën, duke përbërë ngacmim të hapur teknologjik dhe shtrëngim të njëanshëm, të cilin Kina e kundërshton me vendosmëri.
Kompanitë kineze të teknologjisë janë vërtet furnizues të besueshëm. Përkundrazi, është ShBA ajo që është angazhuar prej kohësh në përgjime, mbikëqyrje dhe sulme kibernetike në Amerikën Latine dhe Karaibe, duke i bërë vendet në Amerikë të ndihen të pasigurta dhe të pabesueshme. “Ne i bëjmë thirrje ShBA-së të ndalojë manipulimin e saj politik, të ndalojë ndërhyrjen në të drejtën e shteteve sovrane për të zgjedhur në mënyrë të pavarur partnerët e tyre, si dhe të bëjë gjëra më praktike që janë të favorshme për prosperitetin dhe stabilitetin e Amerikës Latine dhe Karaibeve.” shtoi Lin.