Forumi i 13-të “Xiangshan” i Pekinit organizon veprimtari të ndryshme

Foto nga VCG

Të martën, Forumi i 13-të “Xiangshan” i Pekinit organizoi shumë veprimtari, si “Intervista të nivelit të lartë”, “Dialogu mes personaliteteve kineze e të huaja” dhe “Dialogu mes oficerëve dhe studiuesve të rinj”, ku pjesëmarrësit shkëmbyen mendime rreth çështjeve të rëndësishme ndërkombëtare.

Në veprimtarinë “Intervista të nivelit të lartë”, ekspertë kinezë e të huaj, duke përfshirë ish-kryeministrin japonez Hatoyama Yukio, ish-sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait Vladimir Imamovich Norov, kryetarin e Institutit Mbretëror për Studimet Strategjike Lindje-Perëndim të Britanisë Jean-Christophe Iser Pfeffetten, ish-ambasadorin e Kinës në ShBA Cui Tiankai etj., u fokusuan në temën kryesore “Arritja e konsensusit për qëndrueshmërinë, promovimi së bashku i qeverisjes së sigurisë”. Ata shkëmbyen thellësisht mendime për çështje si multipolarizimi i botës, konfliktet lokale, marrëdhëniet Kinë-ShBA, sistemi i qeverisjes globale, bashkëpunimi shumëpalësh, inteligjenca artificiale etj.

Sivjet është 20-vjetori i themelimit të Forumit “Xiangshan” të Pekinit. Në veprimtarinë “Dialogu mes personaliteteve kineze e të huaja – 20 veta diskutojnë për 20-vjetorin e Forumit ‘Xiangshan’ të Pekinit”, personalitete kineze e të huaja që kanë dhënë kontribut për zhvillimin e forumit, diskutuan për historinë e zhvillimit të forumit dhe perspektivën e tij.

Në “Dialogun mes oficerëve dhe studiuesve të rinj”, shumë oficerë dhe studiues të rinj nga nëntë vende diskutuan për temën “Qeverisja globale e sigurisë: sfida, perspektiva dhe rrugë”.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us