Kina i bën thirrje Japonisë të ndalojë çdo përpjekje për “rimilitarizim”

Foto: Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Guo Jiakun, u përgjigjet pyetjeve gjatë një konference të rregullt për shtyp më 21 shtator 2026. /CMG

Kina i bën thirrje Japonisë të reflektojë thellë mbi historinë e agresionit të saj, të dëgjojë thirrjet e vendeve të rajonit dhe të ndalojë çdo përpjekje për “rimilitarizimin”, tha të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Guo Jiakun.

Guo i bëri deklaratat gjatë një konference të rregullt për shtyp, kur u pyet lidhur me raportimet se Ministria e Jashtme e Rusisë kishte njoftuar Japoninë për dislokimin nga SHBA-ja të sistemit raketor me rreze të mesme veprimi Typhon në Kyushu. Ai theksoi se dislokimi është i papranueshëm, duke i bërë thirrje Japonisë të njohë plotësisht rezultatet e Luftës së Dytë Botërore dhe të ndalojë rimilitarizimin.

Sistemi raketor Typhon me rreze të mesme veprimi, është një armë strategjike sulmuese. Futja e këtij sistemi nga Japonia, është një tjetër dëshmi e përshpejtimit të rimilitarizimit të saj, tha Guo.

Guo tha se ky veprim rrit rreziqet e konfrontimit ushtarak dhe të një gare armatimesh, kërcënon ekuilibrin strategjik dhe stabilitetin rajonal, si dhe cenon interesat legjitime të sigurisë së vendeve fqinje.

Komuniteti ndërkombëtar është tejet vigjilent pas këtij veprimi, ndërsa njerëzit në disa vende aziatike kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj tij, tha Guo.

Kina ka paraqitur vazhdimisht protesta të forta ndaj Japonisë përmes kanaleve diplomatike dhe së fundmi i ka dërguar palës japoneze një notë diplomatike, duke përsëritur qëndrimin e saj solemn, shtoi ai.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us