Han Zheng do të marrë pjesë në debatin e përgjithshëm të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Foto nga VCG

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës njoftoi se zv/Presidenti i Kinës, Han Zheng, do të udhëtojë në Nju-Jork nga 24 deri më 26 shtator për të marrë pjesë në debatin e përgjithshëm të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Gjatë pjesëmarrjes në aktivitetet e sesionit, zv/Presidenti Han Zheng do të marrë pjesë gjithashtu në Dialogun e Nivelit të Lartë për 5-vjetorin e Iniciativës për Zhvillim Global, të organizuar nga pala kineze, si dhe do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Presidentin e Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe liderë të vendeve përkatëse.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us