Foto nga VCG
Kina mirëpret pjesëmarrjen e presidentit rus Vladimir Putin në Takimin Ekonomik të Liderëve të APEC-ut, që do të mbahet në nëntor të këtij viti në Shenzhen, u shpreh të shtunën zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Guo Jiakun.
“Udhëheqja strategjike e diplomacisë së krerëve të shtetit është garancia më e rëndësishme politike për zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve Kinë-Rusi,” tha Guo Jiakun.
Ai shtoi se pala kineze është e gatshme të punojë me palën ruse për të arritur rezultate frytdhënëse në kuadër të “Vitit të Kinës të APEC-ut”.