Foto nga VCG
Ministria e Jashtme e Kinës njoftoi të hënën një sërë kundërmasash ndaj ministrave të Paraguajit dhe Belizes mbi çështjet lidhur me Tajvanin.
Sipas deklaratës, ministri i Informacionit dhe i Teknologjive të Komunikimit i Paraguait, Gustavo Emigdio Villate Samaniego, dhe ministri i Punëve të Jashtme, i Tregtisë së Jashtme, Arsimit, Kulturës, Shkencës dhe Teknologjisë i Belizes, Francis Fonseca, nuk do të lejohen të marrin vizë ose të hyjnë në Kinë, përfshirë rajonet e posaçme administrative të Hong-Kongut dhe Makaos.
Ministria shtoi gjithashtu që të gjitha organizatat dhe individët brenda Kinës do të ndalohen të zhvillojnë transaksione, bashkëpunim dhe aktivitete të tjera me ta.