Foto nga VCG
Pasditen e 3 nëntorit u mbajt në Ningbo të Kinës Jugore aktiviteti tematik i dialogut të kryebashkiakëve botërorë. Kryetarë bashkish nga vende të ndryshme u mblodhën për të ndarë praktikat më të mira në qeverisjen urbane dhe për të diskutuar mbi zhvillimin e ardhshëm cilësor të qyteteve. Tema e eventit ishte: “Hapja, Integrimi dhe Mundësitë e Përbashkëta për Bashkëjetesë”.
Wang Cheng, Kryetari i Bashkisë së Ningbo-së, deklaroi se Ningbo është një qytet qendror kyç brenda zonës ekonomike të Deltës së lumit Jance në Kinë.

Foto nga VCG
Vitet e fundit, qyteti ka thelluar vazhdimisht marrëdhëniet e investimeve dhe tregtisë me mbi 220 vende e rajone, si dhe ka vendosur forma të ndryshme lidhjesh miqësore me 122 qytete në mbarë botën. Duke zgjeruar rrethin e miqve dhe duke forcuar rrjetin e bashkëpunimit, Ningbo ka krijuar vazhdimisht perspektiva të reja për një zhvillim të cilësisë së lartë.
Ningbo do ta shfrytëzojë “Dialogun Botëror të Kryetarëve të Bashkive”, si një mundësi për të mësuar në mënyrë aktive nga konceptet e përparuara dhe përvojat e suksesshme të qyteteve në mbarë botën, si dhe për të eksploruar me kryetarë bashkish nga vende të ndryshme, zhvillimin e qyteteve moderne.