Foto nga VCG
Forumi ndërkombëtar mbi mësimin e ndërsjellë midis qytetërimeve do të hapet më 9 nëntor në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Makaos të Kinës. Aktiviteti dyditor do të mbledhë rreth 300 përfaqësues nga mbi 20 vende për të diskutuar mbi trashëgiminë kulturore, shkëmbimet mes qytetërimeve dhe sfidat e epokës digjitale.
Me temën “Mësimi i ndërsjellë mes qytetërimeve, trashëgimia dhe zhvillimi”, forumi do të përfshijë afro 40 veprimtari tematike dhe shkëmbime akademike, duke përfshirë fjalime kryesore, forume të specializuara dhe diskutime akademike.
Diskutimet do të përqendrohen në një sërë çështjesh, përfshirë lidhjet historike mes Rrugës së lashtë të Mëndafshit dhe nismës “Një brez, një rrugë”, rolin e shkëmbimeve dhe mësimit të ndërsjellë mes Lindjes dhe Perëndimit në ndërtimin e një komuniteti me fate të përbashkëta për njerëzimin, shkëmbimet kulturore mes Kinës dhe vendeve që flasin gjuhën portugeze, qeverisjen globale të inteligjencës artificiale, si edhe ndikimin e saj në shkëmbimet kulturore dhe vlerat njerëzore.
Forumi organizohet nga qeveria e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Makaos, me mbështetje akademike nga Akademia Kineze e Historisë, pranë Akademisë së Shkencave Shoqërore të Kinës.
Aktiviteti synon të nxisë dialogun dhe mirëkuptimin mes qytetërimeve të ndryshme, duke nxjerrë njëkohësisht në pah rolin e Makaos si një platformë për shkëmbimet kulturore dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.