Ambasadori kinez nxit përpjekjet e përbashkëta për zhvillimin e qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm të marrëdhënieve Kina-ShBA

Foto: Ambasadori kinez në Shtetet e Bashkuara, Xie Feng, duke folur në Darkën Gala 2026 për 60-vjetorin e Komitetit Kombëtar për Marrëdhëniet ShBA-Kinë në Nju-Jork, ShBA,  10 nëntor 2026. /Ambasada kineze në ShBA 

Ambasadori kinez në Shtetet e Bashkuara, Xie Feng, ka bërë thirrje për përpjekje të përbashkëta për të zbatuar me besnikëri konsensusin e rëndësishëm të arritur nga liderët e Kinës dhe ShBA-së, për ta shndërruar vizionin në veprime konkrete me një ritëm më të shpejtë dhe për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm e të vazhdueshëm të  marrëdhënieve konstruktive Kina-ShBA.

Duke folur në Darkën Gala 2026 për 60-vjetorin e Komitetit Kombëtar për Marrëdhëniet ShBA-Kinë të martën, Xie tha: “Në të dy anët e Paqësorit  një konsensus po bëhet gjithnjë e më i fortë: Kina dhe Shtetet e Bashkuara do të përfitojnë nga bashkëpunimi dhe do të humbasin nga konfrontimi, dhe është thelbësore për dy vendet tona të mëdha të gjejnë mënyrën e duhur për të bashkëjetuar.” Ai tha se ky vit ka një rëndësi historike dhe kyçe për marrëdhëniet Kina-ShBA. “Presidenti Xi Jinping dhe presidenti Donald Trump shkëmbyen vizita shtetërore brenda një gjysmë viti. Të dyja palët kanë rënë dakord për ndërtimin e një marrëdhënieje konstruktive Kina-ShBA të qëndrueshmërisë strategjike mbi bazën e respektit, drejtësisë dhe reciprocitetit, duke dërguar një sinjal të qartë që Kina dhe Shtetet e Bashkuara mund ta përplotësojnë njëra-tjetrën,” tha Xie. “Ne duhet të respektojmë vijat e kuqe, të angazhohemi në një garë për të arritur majën sipas parimit të drejtësisë, dhe të promovojmë përfitimet e ndërsjella në frymën e reciprocitetit, për të çuar pë zhvillimin e qëndrueshëm, të shëndetshëm dhe të vazhdueshëm të marrëdhënieve Kinë-ShBA,” u shpreh ai.

Xie u bëri thirrje të dyja palëve që të “përdorin sa më mirë kanalet politike dhe diplomatike dhe gjithashtu mekanizmin e konsultimeve ekonomike e tregtare, dhe të forcojnë shkëmbimet e bashkëpunimin në fusha si marrëdhëniet ushtarake, zbatimi i ligjit, shkenca e teknologjia, shkëmbimet njerëzore etj.” Duke vënë në dukje se përpjekjet e përbashkëta të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara janë të domosdoshme për zgjidhjen e çështjeve globale, Xie tha: “Edhe pse bashkëpunimi ynë mund të mos zgjidhë çdo sfidë, asnjë sfidë nuk mund të zgjidhet pa të.” Megjithëse zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe nuk do të jetë i lehtë, prirja e historisë është e pandalshme, vuri në dukje Xie, duke shtuar: “Nuk duhet të nënvlerësojmë sfidat që gjenden përballë këtyre marrëdhënieve e as nuk duhet të heqim dorë nga guximi për të ecur përpara.” Xie u bëri thirrje të dyja palëve që të zbatojnë udhëzimet strategjike të dy liderëve dhe të punojnë së bashku për të siguruar që “bashkëpunimi të jetë prirja kryesore, konkurrenca të mbahet brenda kufijve të duhur, dallimet të menaxhohen dhe paqja të jetë ajo që pritet,” në mënyrë që e ardhmja e marrëdhënieve dypalëshe të jetë e ndritur.Ambasadori kinez nxit përpjekjet e përbashkëta për zhvillimin e qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm të marrëdhënieve Kina-ShBA

Ambasadori kinez në Shtetet e Bashkuara, Xie Feng, ka bërë thirrje për përpjekje të përbashkëta për të zbatuar me besnikëri konsensusin e rëndësishëm të arritur nga liderët e Kinës dhe ShBA-së, për ta shndërruar vizionin në veprime konkrete me një ritëm më të shpejtë dhe për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm e të vazhdueshëm të  marrëdhënieve konstruktive Kina-ShBA.

Duke folur në Darkën Gala 2026 për 60-vjetorin e Komitetit Kombëtar për Marrëdhëniet ShBA-Kinë të martën, Xie tha: “Në të dy anët e Paqësorit  një konsensus po bëhet gjithnjë e më i fortë: Kina dhe Shtetet e Bashkuara do të përfitojnë nga bashkëpunimi dhe do të humbasin nga konfrontimi, dhe është thelbësore për dy vendet tona të mëdha të gjejnë mënyrën e duhur për të bashkëjetuar.” Ai tha se ky vit ka një rëndësi historike dhe kyçe për marrëdhëniet Kina-ShBA. “Presidenti Xi Jinping dhe presidenti Donald Trump shkëmbyen vizita shtetërore brenda një gjysmë viti. Të dyja palët kanë rënë dakord për ndërtimin e një marrëdhënieje konstruktive Kina-ShBA të qëndrueshmërisë strategjike mbi bazën e respektit, drejtësisë dhe reciprocitetit, duke dërguar një sinjal të qartë që Kina dhe Shtetet e Bashkuara mund ta përplotësojnë njëra-tjetrën,” tha Xie. “Ne duhet të respektojmë vijat e kuqe, të angazhohemi në një garë për të arritur majën sipas parimit të drejtësisë, dhe të promovojmë përfitimet e ndërsjella në frymën e reciprocitetit, për të çuar pë zhvillimin e qëndrueshëm, të shëndetshëm dhe të vazhdueshëm të marrëdhënieve Kinë-ShBA,” u shpreh ai.

Xie u bëri thirrje të dyja palëve që të “përdorin sa më mirë kanalet politike dhe diplomatike dhe gjithashtu mekanizmin e konsultimeve ekonomike e tregtare, dhe të forcojnë shkëmbimet e bashkëpunimin në fusha si marrëdhëniet ushtarake, zbatimi i ligjit, shkenca e teknologjia, shkëmbimet njerëzore etj.” Duke vënë në dukje se përpjekjet e përbashkëta të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara janë të domosdoshme për zgjidhjen e çështjeve globale, Xie tha: “Edhe pse bashkëpunimi ynë mund të mos zgjidhë çdo sfidë, asnjë sfidë nuk mund të zgjidhet pa të.” Megjithëse zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe nuk do të jetë i lehtë, prirja e historisë është e pandalshme, vuri në dukje Xie, duke shtuar: “Nuk duhet të nënvlerësojmë sfidat që gjenden përballë këtyre marrëdhënieve e as nuk duhet të heqim dorë nga guximi për të ecur përpara.” Xie u bëri thirrje të dyja palëve që të zbatojnë udhëzimet strategjike të dy liderëve dhe të punojnë së bashku për të siguruar që “bashkëpunimi të jetë prirja kryesore, konkurrenca të mbahet brenda kufijve të duhur, dallimet të menaxhohen dhe paqja të jetë ajo që pritet,” në mënyrë që e ardhmja e marrëdhënieve dypalëshe të jetë e ndritur.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us