Miqësia mes popujve Kinë-ShBA promovon zhvillimin e pandërprerë të marrëdhënieve dypalëshe

Për amerikanin 95-vjeçar David Byler, konteja Huangyuan e qytetit Xining në provincën Qinghai të Kinës, ka një rëndësi të veçantë të pazëvendësueshme.

Në fillim të viteve 30′ të shekullit të kaluar, David Byler 1-vjeçar erdhi në Huangyuan me prindërit e tij dhe jetoi këtu për 17 vjet. Ky qytet i lashtë në rrafshnaltën Qinghai-Xizang mbart kujtimet e bukura të fëmijërisë dhe rinisë së tij. Në vjeshtën e vitit 1987, David Byler u kthye në Huangyuan pas 38 vjetësh. Kur ai vizitoi spitalin e kontesë, pa kushtet e këqija mjekësore dhe vendosi të “bënte diçka domethënëse për Huangyuan”.

Gjatë dekadës në vijim, David Byler kreu mbi 20 udhëtime midis Kinës dhe ShBA-së, duke dhuruar pajisje mjekësore me vlerë prej mbi 6 milionë juanësh për spitale vendore. Në atë kohë kur burimet mjekësore në rrafshnaltën perëndimore ishin të pakta, këto pajisje përmirësuan ndjeshëm kushtet mjekësore për banorët e Huangyuanit dhe të zonave përreth. Përveç kësaj, David Byler dha ndihmë me fonde për arsimin vendas dhe mundësoi trajnime në ShBA për mësuesit vendas të gjuhës angleze.

Sjelljet e mirësisë së David Bylerit prekën zemrat e banorëve të Huangyuanit. Për ata, ky amerikan që zotëron dialektin vendas, është konsideruar prej kohësh si një prej tyre. Sot David Byler nuk është më në gjendje t’i përballojë fluturimet e gjata ndërkontinentale. Ai vazhdon t’i telefonojë miqtë e tij të vjetër në Huangyuan gjatë Festës së Mesvjeshtës dhe Festës së Pranverës, duke shkëmbyer urime të ngrohta.

Historia e David Bylerit tregon se, pavarësisht dallimeve midis Kinës dhe ShBA-së në historinë, kulturën dhe sistemin politik, dy popujt ushqejnë ndjenja miqësore me njëri-tjetrin, që ofrojnë një bazë të fortë për zhvillimin e marrëdhënieve kino-amerikane.

Gjatë vizitës së tij shtetërore në ShBA në shtator të këtij viti, presidenti kinez Xi Jinping njoftoi se Kina do të ftojë 100.000 të rinj amerikanë ta vizitojnë Kinën për shkëmbime dhe studime gjatë pesë viteve të ardhshme. Ky njoftim është pritur me ngrohtësi dhe është vlerësuar lart nga persona të qarqeve të ndryshme. Ronald Sakolsky, një mik amerikan, theksoi se “ura midis Kinës dhe ShBA-së duhet të ndërtohet, në fund të fundit, nga vetë popujt e të dyja vendeve”. Kenneth Quinn, president nderi i Fondacionit të Çmimit Botëror të Ushqimit, vuri në dukje se shkëmbimet e thella midis popullit kinez dhe atij amerikan do të hedhin një themel më të fortë për zhvillimin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve kino-amerikane.

Që nga fillimi i këtij viti, disa sondazhe amerikane kanë treguar se opinioni publik amerikan për Kinën vazhdon të përmirësohet. Për shembull, një sondazh nga Qendra Kërkimore “Pew” e ShBA-së tregon se niveli i pëlqimit të popullit amerikan ndaj Kinës është rimëkëmbur për të tretin vit radhazi. Një raport sondazh i lëshuar nga Këshilli i Çikagos për Çështjet Globale deklaroi se 57% e popullit amerikan besojnë se ShBA duhet të zhvillojë bashkëpunim dhe kontakte miqësore me Kinën.

Në kohën me ndryshime të shpejta, logjika historike për bashkëekzistencë paqësore midis Kinës dhe ShBA-së mbetet e pandryshuar, dëshira e sinqertë e dy popujve për marrëdhëniet miqësore mbetet e pandryshuar dhe pritshmëria e bashkësisë ndërkombëtare për Kinën dhe ShBA mbetet e pandryshuar.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us