Aeroplani i madh kinez “C919” fillon itinerarin e rregullt Shangai-Lanzhou

Foto nga CMG

Kompania ajrore “China Eastern Airlines” bëri të ditur që, në orën 11:08 të paradites të së hënës, aeroplani i fluturimit “MU9179” i kësaj kompanie u ul pa probleme në Aeroportin Ndërkombëtar “Zhongchuan” të Lanzhou-t, në një lartësi prej 1948.7 metrash mbi nivelin e detit. Kjo shënon fillimin zyrtar të fluturimeve të rregullta midis Shangait e Lanzhou-t të aeroplanit të madh të udhëtarëve “C919” të prodhuar nga Kina. Kjo është gjithashtu hera e parë që “C919” fluturon në një aeroport në lartësi të madhe mbi nivelin e detit.

Foto nga CMG

Siç mësohet, duke filluar  që nga 1 dhjetori, aeroplani i madh i udhëtarëve “C919” i prodhuar nga Kina do të fillojë fluturimet ndërmjet aeroportit “Hongqiao” të Shangait dhe Lanzhou-t.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us