Ambasadori i Kinës në Mbretërinë e Bashkuar merr pjesë në ceremoninë e hapjes së Simpoziumit të Edukimit Financiar Kinë -Mbretëri e Bashkuar

Foto nga Ambasadora e Kinës në Mbretërinë e Bashkuar

Ambasadori i Kinës në Mbretërinë e Bashkuar, Zheng Zeguang, të enjten mori pjesë dhe mbajti një fjalim në Londër, në ceremoninë e hapjes së Simpoziumit Sino-Britanik të Edukimit Financiar.

Ambasadori Zheng theksoi se ekonomia botërore po karakterizohet gjithnjë e më shumë nga paqëndrueshmëria dhe pasiguria. Lufta tarifore dhe tregtare e nisur nga Shtetet e Bashkuara, ka dëmtuar rëndë rregullat e OBT-së dhe sistemin tregtar shumëpalësh. Ajo ka prishur sigurinë dhe stabilitetin e zinxhirëve globalë industrialë dhe të furnizimit, si edhe ka vënë në rrezik ekonominë globale dhe interesat e të gjitha vendeve, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Ambasada Kineze e Mbretërisë së Bashkuar.

Ky vit shënon 80-vjetorin e fitores së Luftës së Rezistencës së Popullit Kinez Kundër Agresionit Japonez dhe Luftës Botërore Antifashiste. Komuniteti ndërkombëtar duhet të forcojë unitetin dhe bashkëpunimin, të mbështesë multilateralizmin e vërtetë, të kundërshtojë unilateralizmin dhe proteksionizmin, si edhe të mbrojë sistemin tregtar shumëpalësh me OBT-në në qendër dhe sistemin ndërkombëtar me Kombet e Bashkuara në thelb, shtoi ambasada.

Midis viteve 2013 dhe 2024, gati 50 mijë studentë britanikë ndërmorën studime afatgjata dhe afatshkurtra në Kinë. Së fundmi, 1.200 nxënës të shkollave të mesme nga 62 shkolla britanike gjenden në Kinë për një program shkëmbimi. Kina mirëpret më shumë studentë britanikë për shkëmbime dhe udhëtime studimore.

Ambasadori Zheng theksoi se Kina dhe Mbretëria e Bashkuar duhet të zbatojnë mirëkuptimet e rëndësishme të përbashkëta të arritura nga udhëheqësit e tyre, të mbështesin respektin e ndërsjellë, hapjen dhe përfshirjen, të përqendrohen tek bashkëpunimet dhe të eliminojnë shpërqendrimet, në një përpjekje për të krijuar një mjedis më të mirë për bashkëpunime më të gjera në financë, arsim dhe fusha të tjera.

Shpresohet që njerëzit me vizion nga të gjithë sektorët në Kinë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, do të vazhdojnë të mbështesin dhe të marrin pjesë në shkëmbimet dhe bashkëpunimet dypalëshe, për të nxitur paradigma të reja, për të patur arritje të reja, si edhe për të sjellë përfitime më të mëdha për popujt e dy vendeve, tha ambasada.

Burimi ©CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us